Turqia shpëton 388 azilkërkues pas shtyrjes mbrapa nga pala greke

Midis 17 dhe 22 korrikut, njësitë e rojës bregdetare turke në provincën Izmir të Egjeut shpëtuan 388 azilkërkues që u shtynë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Turqisë nga forcat greke, theksuan sot autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 217 azilkërkues u shpëtuan në brigjet e Seferihisarit dhe dy trafikantë të dyshuar u arrestuan midis 18 dhe 21 korrikut, ndërsa 78 azilkërkues u gjetën në brigjet në Dikili midis 17 dhe 20 korrikut.

Më 22 korrik, 26 azilkërkues u shpëtuan pranë brigjeve të rrethit Foça të Izmirit, ndërsa 67 shtetas të tjerë të huaj të bllokuar në një varkë me vela jashtë rrethit Çeşme​​​​​​​ u shpëtuan gjithashtu.

Turqia ka qenë një pikë kyçe transiti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë të shtyrjes mbrapa të azilkërkuesve, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve të ndjeshëm, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.