Turqia thërret ambasadorin norvegjez lidhur me planet për përçmimin e Kuranit

Erling Skjonsberg

Sipas burimeve diplomatike turke, Turqia thirri ambasadorin norvegjez në Ankara, Erling Skjonsberg, lidhur me planet për përçmimin e Kuranit të Shenjtë në vendin skandinav, raporton Anadolu.

“Me të mësuar se nesër në Norvegji do të ketë një sulm kundër Librit tonë të Shenjtë, Kuranit, ambasadori norvegjez në Turqi është thirrur menjëherë në ministrinë tonë”, thonë burimet.

“Iu theksua ambasadorit se ne dënojmë ashpër qasjen e Norvegjisë për mos parandalimin e aktit të planifikuar provokues, i cili është qartazi një krim urrejtjeje. Ky qëndrim është i papranueshëm dhe presim që ky akt të mos lejohet”, thanë gjithashtu burimet.