Turqia u dërgon mesazh Rusisë dhe SHBA-ve lidhur me intervenimin në Siri

Kryeministri turk Binali Yildirim u kërkoi Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara t’i japin fund përleshjeve të tyre në Twitter rreth Sirisë, duke thënë se është koha për të lënë mënjanë rivalitetet që rrezikojnë jetët e civilëve.

“Kjo është një luftë rrugësh. Ata po luftojnë si rrugaçët në rrugë. Por kush e paguan çmimin? Janë civilët ata që vuajnë, “tha Yildirim në një fjalim televiziv në Stamboll.

“Tani nuk është koha për rivalitet. Është koha për të shëruar plagët në rajon dhe për t’u bashkuar e për të lënë mënjanë luftën, “thotë ai. /MESAZHI/