Tusk: Përçarjet e europianëve për migracionin ushqejnë lëvizjet populiste

epa05256373 Donald Tusk (L), the President of the European Council, delivers his speech in the debate about the agreement to return migrants and asylum seekers from Greek islands to Turkey, in the European Parliament in Strasbourg, France, 13 April 2016. EPA/PATRICK SEEGER

ATSH-AFP/ – Përçarjet e shfaqura nga drejtuesit europianë përballë migracionit janë një shenjë dobësie e Bashkimit Europian dhe ushqejnë lëvizjet populiste dhe ksenofobe, theksoi sot presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk një ditë para një samiti vendimtar në Bruksel.

“Një ditë para samitit në Bruksel, debati për migracionin është ndezur më shumë dhe kjo do të jetë çështja kryesore e rendit të ditës”, nënvizoi Tusk në letrën dërguar 28 presidentëve dhe kryeministrave të BE-së.

“Një kusht paraprk për një politikë të vërtetë migratore nga BE është që europianët vendosin efektivisht kush hyn në territorin europian. Mosarritja e këtij objektivi do të jetë në fakt një manifestim i dobësisë Sonë dhe kryesisht kjo mund të japë idenë se Europa nuk ka kufij të jashtëm”, nënvizoi Donald Tusk.

“Qytetarët europianë presin që ne të japin prova të vendosmërisë në veprimet tona që parashikojnë vendosjen e ndenjës së tyre të sigurisë”, theksoi ai.

Për presidentin e Këshillit Europian, njerëzit e kërkojnë këtë, jo sepse ata janë kthyer papritur në ksenofobë dhe se kërkojnë të ngrenë mure kundër pjesës tjetër të botës, por sepse i përket çdo autoriteti politik të zbatojë ligjin për të mbrojtur territorin dhe kufirin e tij.

“Ne kemi asistuar në krijimin e lëvizjeve të reja politike që ofrojnë përgjigje të thjeshta për çështje më komplekse. Të thjeshta, radikale dhe tërheqës. Kriza migratore ju siguron atyre një numër më të madh argumentesh”, theksoi Tusk duke iu referuar partive populiste, protestante apo anti-sistem.