U bënë zëri i grave të torturuara në Siri

Mbi dhjetë mijë gra nga vende të ndryshme të botës të cilat morën pjesë në Autokolonën Ndërkombëtare të Ndërgjegjes për të ngritur sensibilizimin për vuajtjet e grave të burgosura në mënyrë të paligjshme dhe të torturuara në Siri nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit, u bënë zëri i shoqeve të tyre.

Gratë nga 55 shtete në autokolonën me 200 autobusë u nisën më 6 mars nga Stambolli, ndërsa pas udhëtimit 3 ditor, nga qyteti turk Hatay i cili është në kufi me Sirinë, i përçuan botës britmat e grave të torturuara në burgjet e regjimit të Asadit.

Shumë gra nga Turqia, Ballkani, Evropa dhe Lindja e Mesme, në rrugëtimin e tyre për t’u bërë zëri i grave të përdhunuara dhe torturuara në burgjet nën persekutimin e Asadit, kërkojnë që vendosmëria dhe përcaktimi i tyre, të jetë efektiv në tërë botën.

Zëvendësja e Sekretarit të Përgjithshëm “Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësi” (IHAK), Gülden Sönmez, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se gruaja është zëri i ndërgjegjes.

– “Që 7 vjet jemi duke shikuar masakrën e fëmijëve”

Ajo duk tërhequr vëmendjen se lufta në Siri është në vitin e 7-të të saj, tha se, “Që 7 vjet jemi duke shikuar masakrën e fëmijëve. Javën e kaluar ekzaminuam kufomat e fëmijëve të copëtuar në Gutën Lindore”.

“Me të vërtet ndikohemi në mënyrë serioze kur dëgjojmë torturat dhe përdhunimet ndaj grave në burgje. Presim që 7 vjet. Në lidhje me gratë që mbahen nëpër burgje, nuk merret asnjë iniciativë as nga Kombet e Bashkuara, as nga mekanizma ndërkombëtare, as nga Organizata për Bashkëpunim Islamik, e as nga liderët e shteteve. Ndërsa të gjitha tekstet, mekanizmat ndërkombëtare flasin për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Nuk mundemi t’i mbrojmë dhe çdo ditë në mënyrë të përsëritur kryhen këto krime”, u shpreh Sönmez

– “A ka mbetur një njeri me ndërgjegje në botë?”

Sönmez më tutje duke bërë të ditur se kanë folur me shumë gra siriane dhe kanë dëgjuar historitë e tyre, tha se mes tyre gjenden edhe gra të përdhunuara nga dhjetëra ushtarë dhe të cilat kanë përjetuar përdhunime dhe tortura sistematike dy vite e gjysmë.

Ajo duke treguar se gratë kanë pyetur “Vallë nuk ka mbetur një njeri me ndërgjegje në botë, pse gratë nuk na kuptojnë?”, thotë se: “Edhe në fillim të luftës kishim tërhequr vëmendjen në këtë, nëse nuk parandalohet me të vërtetë në Siri do të kryhen krime serioze ndaj grave. Fatkeqësisht kemi pasur të drejtë. Ne ngritëm zërin se askush nuk e ka në axhendën e tij këtë heshtje dhe organizuam një Autokolonë të Ndërgjegjes”.

Sönmez gjithashtu shtoi se në autokolonë kanë marrë pjesë mbi 10 mijë gra nga shumë vendet e botës.

– Vendet e tyre janë të ndryshme, ndërsa dëshirat e njëjta

Maryem Suvayi, nga Kuvajti, tha se gratë gjenden në të gjitha sferat e jetës.

“Zëri më i fuqishëm i botës, është zëri i grave. Kurdo që jam e dëshpëruar, kur e dëgjoj zërin e nënës ndjej veten të mbrojtur dhe të sigurtë. Sot këtu erdha për ato gra”, u shpreh ajo.

Ndërsa 60 vjeçarja Fatma Karon nga Afrika e Jugut, duke theksuar se gratë në të gjitha vendet e botës duhet të trajtohen me ndërgjegje, tha se, “Sepse ne jemi nënë, motër, bashkëshorte. Njerëzit duhet ta shohin këtë”.

Karini Gahseyz, nga Brazili, tha se gratë përgjithmonë janë në luftë për të drejtat e tyre.

“Disa shkaqe politike, shkatërrojnë shtetet dhe gratë vijnë në këtë gjendje. Jam çdoherë pranë atyre”, tha Gahseyz duke treguar se jo vetëm gratë nga Siria, por edhe ato nga Palestina dhe Egjipti janë shënjestër e dhunës.

– Subaç: “Tashmë diçka do të ndryshojë, kemi shpresa”

Sirianja Ubeyde El Hazan tregoi se në vendin e saj ka qëndruar në burg.

Ajo duke treguar torturat që i ka përjetuar në burg, tha se, “Regjimi i Basharit është i pamëshirshëm dhe neve na bënë çdo lloj të keqe. Dëshirojmë të dëgjojmë zërat e atyre që ende mbahen të burgosur. Kërkesa ime e vetme nga të gjitha vendet është dëgjoni zërat e grave tona”.

Gjithashtu edhe Erina Subaç nga Bosnjë Hercegovina ka treguar përjetimet e tyre në vendin e saj mes viteve 1992-1996, të ngjashme me ato si në Siri.

“Nga Bosnjë Hercegovina dëshirojmë t’i mbështesim dhe ndajmë dhimbjet e tyre, të mbrojmë të drejtat e tyre. Të paktën të japim një zë, ne jemi pranë jush. Shpresoj se këtë herë bota e dëgjon zërin tonë. Tashmë diçka do të ndryshojë, kemi shpresa”, tha Subaç.