Ukraina: 128 fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e Rusisë

Si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë kanë humbur jetën 128 fëmijë, ndërsa 172 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 566 institucione arsimore, ndërsa 73 prej tyre janë shembur plotësisht.

Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e deri më tani kanë humbur jetën 128 fëmijë, ndërsa 172 janë plagosur.