Ukraina akuzon Rusinë se përdori bomba fosfori në Azovstal – VIDEO

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për hedhjen e bombave të fosforit në fabrikën e çelikut në Mariupol, Azovstal, të dielën, raportoi “The Guardian”.

Një video e publikuar në rrjetet sociale më 15 maj tregon sulmin në këtë objekt, ku ushtarët ukrainas kanë qëndruar ndaj sulmit rus në qytetin port që është kthyer në rrënoja.

Pamjet tregojnë sulmin ajror ndaj Azovstalit, ku një raketë ruse shpërthen në ajër dhe lëshon breshëri municionesh që shpërthejnë mbi objekt.

Sulmi me këto shkëndija flakësh është i pandëprerë, derisa ukrainasit pretendojnë se videoja tregon forcat ruse duke hedhur bomba ndezëse dhe fosfor 9M22S në Azovstal, të cilat digjen në temperatura mbi 2000 gradë Celsius.

“Vetë ushtria ruse pretendon se janë përdorur predha ndezëse 9M22S me shtresa termite. Temperatura e djegies është rreth 2000 deri në 2500 gradë Celsius. Është pothuajse e pamundur të ndalosh djegien”, tha të dielën Petr Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit. /koha