Ukraina: Më shumë se 100.000 banorë duhet të evakuohen nga Mariupoli

Më shumë se 100.000 njerëz duhet të evakuohen urgjentisht nga Mariupoli, ka thënë kryetari i këtij qyteti, Vadym Boichenko.

Ai ka thënë se situata në këtë qytet port është katastrofale sa i përket anës humanitare, shkruan Sky News.

Ai tutje ka shtuar se më shumë se 5.000 civilë janë vrarë në këtë qytet.

Boichenko ka akuzuar Rusinë se po i djeg trupat e banorëve të vdekur për t’i fshehur provat. /koha