Ukraina thirrje Izraelit: Na ndihmoni me sistemin tuaj të raketave

Yevgen Korniychuk

Ambasadori i Ukrainës i ka kërkuar Izraelit të shesë sistemin e tij të raketave Iron Dome dhe të sigurojë raketa antitank për të mbrojtur civilët kundër pushtimit rus, shkruan Associated Press.

Yevgen Korniychuk ka bërë thirrje që qeveria izraelite të mbështesë Ukrainën me ndihmë ushtarake.

Në një konferencë shtypi në Tel Aviv, ai tha se Ukraina dëshiron të blejë sistemin Iron Dome, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta kundërshtojnë një shitje të tillë.

SHBA-ja ka mbështetur financiarisht Kupolën e Hekurt të Izraelit për rreth një dekadë, duke siguruar rreth 1.6 miliardë dollarë për prodhimin dhe mirëmbajtjen e saj, sipas Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit.

Sistemi është projektuar për të kapur dhe shkatërruar raketat me rreze të shkurtër të lëshuar në Izrael. Korniychuk tha gjithashtu se Izraeli javën e kaluar refuzoi një kërkesë të SHBA-së që Gjermania t’i dorëzonte Ukrainës raketa antitank “Spike” të licencuara nga Izraeli.

Izraeli e ka kufizuar mbështetjen e tij për Ukrainën në ndihma humanitare dhe ishte i vetmi vend që operonte një spital fushor brenda vendit në fillim të vitit.

Izraeli ka frikë se ndihma ushtarake e Ukrainës mund të rebelojë Rusinë, e cila ka një prani ushtarake në Sirinë fqinje.

Izraeli, i cili kryen sulme të shpeshta ndaj objektivave në Siri, mbështetet te Rusia për koordinimin e sigurisë. /panorama