Ukrainë – Miliona tonë të korra të humbura, pas shpërthimit të digës së Kakhovkas

A view shows a flooded area after the Nova Kakhovka dam breached, amid Russia's attack on Ukraine, in Kherson, Ukraine June 8, 2023. REUTERS/Vladyslav Smilianets

Ukraina mund të humbasë disa milionë tonë të korra për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Kakhovka në jug të vendit, tha sot Ministria e Bujqësisë e Ukrainës.

“Pa një burim të furnizimit me ujë, është e pamundur të rriten perime. Gruri dhe farat vajore do të rriten duke përdorur një model të gjerë me rendiment të ulët”, tha ministria në një deklaratë.

”Shkatërrimi i digës do të përmbysë dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore në Ukrainën Jugore dhe mund të shndërrojë të paktën 500 000 hektarë tokë të paujitur në shkretëtirë”, theksoi ajo.

Sipas ministrisë, toka e përmbytur do të kërkojë një vlerësim gjithëpërfshirës agroekologjik të gjendjes së tokës, dhe në shumicën e rasteve do të duhet të zbatohen metoda speciale për restaurimin e tokës. /atsh