Ukrainë, të paktën 11 të plagosur pas sulmit rus me dronë në Odesa

Forcat ruse nisën sulm në shkallë të gjerë me dronë në qytetin portual jugor të Odesës, duke plagosur 11 persona, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Midis të plagosurve ishin tre zjarrfikës të lënduar nga shembja e pjesëve të një ndërtese derisa po reagonin ndaj pasojave të sulmeve.

Disa banorë u shpëtuan nga ndërtesat që po digjeshin dhe afërsisht 600 të tjerë u evakuuan, thanë zyrtarët.

Ekipet e emergjencës ngritën një pikë ndihme për të ofruar kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike për të prekurit nga sulmi.