UNHCR: 2020-a regjistroi 82,4 milionë persona të zhvendosur, pavarësisht Covid-19

Pavarësisht nga pandemia e coronavirusit, në vitin 2020 numri i njerëzve që u ikën luftërave, dhunës, persekutimit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut u ngritën në shifrën rekord prej gati 82,4 milionë, sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Kjo është një rritje prej 4% krahasuar me shifrën rekord prej 79,5 milionë njerëz në arrati regjistruar në fund të vitit 2019. Viti 2020 është viti i nëntë i rritjes së lëvizjes së detyrueshme nëpër botë.

Sot, 1% e popullsisë botërore është në arrati.

Nga gjithsej 82,4 milionë në arrati, 26,4 milionë janë refugjatë, 4,1 milionë azilkërkues dhe 48 ​​milionë personat e zhvendosur jashtë vendit.

Të miturit përfaqësojnë 42% të të gjithë njerëzit e detyruar të largohen.

Më shumë se dy të tretat janë nga Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmari.

Për vitin e shtatë radhazi, Turqia priti numrin më të lartë të refugjatëve në të gjithë botën. /atsh