UNHCR: Polonia të pranojë refugjatët e bllokuar në kufirin me Bjellorusinë

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, i ka kërkuar qeverisë polake të ndihmojë një grup refugjatësh të bllokuar në kufirin me Bjellorusinë prej disa ditësh.

“Qasja në territorin e vendit duhet të garantohet, siç diktohet nga kushtetuta polake dhe e drejta ndërkombëtare”, thuhet në një letër të botuar të martën.

Sipas UNHCR, grupi përbëhet nga refugjatë nga Afganistani dhe Iraku, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ligjore.

Sipas raporteve të medieve, grupi është i rrethuar nga ushtarë dhe policë kufitarë në anën polake, si edhe forcat e sigurisë në anën bjelloruse.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko njoftoi në fund të majit se Minsku nuk do t’i pengonte më emigrantët të vazhdonin udhëtimin drejt BE-së, kjo si një përgjigje ndaj sanksioneve të ashpra perëndimore kundër ish-republikës sovjetike.

Që atëherë, Lituanisë, në veçanti, i është dashur të përballet me një fluks emigrantësh nga Lindja e Mesme përtej kufirit me Bjellorusinë.

Kohët e fundit, presioni është rritur edhe në Poloni. /alsat