UNICEF: Lufta në Ukrainë përkeqësoi gjendjen e fëmijëve nëpër botë

Një seri goditjesh globale financiare, gjeopolitike dhe të zinxhirit të furnizimit po i bëjnë sfidat e sigurimit të ushqimit për fëmijët në rrezik pothuajse të pakapërcyeshme, paralajmëroi UNICEF.

“Bota po bëhet me shpejtësi një depo virtuale e vdekjeve të parandalueshme të foshnjave dhe fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja”, theksoi drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell në një deklaratë.

Sipas raportit, 13,6 milionë fëmijë të moshës mbi 5 vjeç vuajnë nga ky probleme të ndryshme.

Sipas raportit, sigurimi i ushqimit të fëmijëve ishte një problem në fillim të këtij viti, për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit për shkak të mbylljeve të fabrikave dhe porteve të shkaktuara nga koronavirusi.

Më pas erdhi edhe pushtimi rus i Ukrainës, i cili la mënjanë sasi të mëdha të eksporteve të karburanteve dhe produkteve ushqimore, si gruri dhe vaji i lulediellit.

Aktualisht, 10 milionë fëmijë nuk kanë akses në llojin e ushqimit që u nevojitet për të qenë sërish të shëndetshëm.

Tani, lufta në Ukrainë, së bashku me problemet e vazhdueshme pandemike dhe thatësirën në disa vende, mund ta përkeqësojnë problemin. /atsh