Uragani Ian në Florida “mori me vete” edhe një McLaren P1 në vlerë 1 milion dollarë – vetëm një javë pasi u ble

Një burrë nga Florida zbuloi se supermakina e tij McLaren P1 e blerë një javë më parë prej 1 milion dollarësh u përfshi gjatë uraganit Ian – me vetëm 300 milje (rreth 500 kilometra) në odometrin e mbytur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i apasionuari i makinave luksoze me emrin Ernie ka postuar një seri imazhesh në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet automjeti me ngjyrë të verdhë të ndezur në lagjen e tij të përmbytur.

“Makina doli nga garazhi”, shkroi ai në mbishkrim.

Dhe në një postim tjetër, ai tregoi McLaren-in e tij të parkuar pranë një Rolls-Royce të bardhë brenda garazhit.