Uri e plotë në veri të Gazës

Cindy McCain

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së thotë se Gaza veriore tani po përjeton “uri të plotë”.

Cindy McCain thotë se mijëra palestinezë janë të uritur pas më shumë se gjashtë muajsh luftë.

“Është tmerr. Ka krizë buke – uri e plotë – në veri dhe po shkon drejt jugut”, tha McCain për rrjetin amerikan NBC në një intervistë.