Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtar i IDF-së filmohet duke shkatërruar një statujë të Jezusit në Libanin...

Ushtar i IDF-së filmohet duke shkatërruar një statujë të Jezusit në Libanin jugor

Një ushtar i ushtrisë izraelite (IDF) është filmuar duke shkatërruar një statujë të Jezusit në fshatin Deir Siryan, pranë lumit Litani në jug të Libanit. Pamjet, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë ushtarin duke goditur me çekan të rëndë kokën e statujës, e cila ishte vendosur me kokë poshtë pranë një shtylle.

Në një reagim për mediat, ushtria izraelite deklaroi se veprime të tilla “nuk përputhen me vlerat e IDF-së dhe standardet e pritshme të sjelljes së ushtarëve”. Sipas tyre, rasti do të hetohet në mënyrë të plotë dhe të thelluar, dhe nëse është e nevojshme, do të merren masa bazuar në përfundimet e hetimit.

Ndërkohë, raportohet se një tjetër objekt i krishterë është shkatërruar në fshatin Ain Ebel, në distriktin Nabatieh në jug të Libanit. /mesazhi