Ushtarët armenë hapën zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se trupat e ushtrisë armene hapën zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se edhe ushtarët azerbajxhanas janë kundërpërgjigjur.

Konstatohet se situata në rajonin në fjalë është stabile dhe kushtet operacionale janë nën kontrollin e plotë të ushtarëve të Azerbajxhanit.