Ushtarët izraelitë vrasin dy palestinezë në Bregun Perëndimor

Dy palestinezë e kanë humbur jetën në bastisjen që ushtarët izraelitë ndërmorën në qytetin Jenin që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se forcat izraelite zhvilluan bastisje në qytetin Jenin.

Kundër palestinezëve që reaguan, ushtarët izraelitë përdorën plumba të vërtetë dhe plastik.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se dy palestinezë humbën jetën në bastisjen e kryer nga ushtarët izraelitë në Jenin.

Forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse shkaktohen incidente mes ushtarëve izraelitë dhe banorëve palestinezë të cilët reagojnë ndaj bastisjes së ushtrisë izraelite.

Kampi i Refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor, ku janë përqendruar grupet e armatosura palestineze të rezistencës, herë pas here është skenë e përleshjeve të armatosura gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë.