Ushtria amerikane sulmon 2 anije në Paqësorin Lindor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen sulme të enjten ndaj dy anijeve që dyshohet se janë përfshirë në trafik narkotikësh në Oqeanin Paqësor lindor, sipas Komandës Jugore të SHBA-së (SOUTHCOM), transmeton Anadolu.

Njoftohet se operacioni u zhvillua të enjten nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe u ekzekutua në ujërat ndërkombëtare nga Task Forca e Përbashkët Southern Spear.

Theksohet se inteligjenca konfirmoi se anijet po kalonin përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të narkotikëve në Paqësorin Lindor dhe ishin të përfshira në operacione të trafikimit të narkotikëve.

“Gjithsej pesë narko-terroristë meshkuj u vranë gjatë këtyre operacioneve, tre në anijen e parë dhe dy në anijen e dytë. Asnjë forcë ushtarake amerikane nuk u lëndua”, njoftoi SOUTHCOM në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.