Ushtria e Mianmarit po shfarosë muslimanët, faktet vijnë nga satelitët

Të dhënat satelitore tregojnë djegie të tokave dhe vendbanimeve në të paktën 10 zona në shtetin Rakhine të Myanmarit. Kjo korrespondon me krimet e vazhdueshme të ushtrisë  budiste ndaj popullsisë myslimane – Rohingya.

Banorët dhe aktivistët kanë akuzuar se ushtarët kanë vrarë pa dallim burrat, gratë dhe fëmijët e paarmatosur të komunitetit Rohingya, duke kryer edhe zjarrvënie.

Autoritetet në Myanmar e pranojnë se 100 vetë janë vrarë që nga e premtja, por raportet e pavarura të Human Rights Watch tregojnë se ky numër është shumë më i madh. Lidhur me këto raporte kanë shfaqur shqetësim edhe organet më të larta të OKB-së. /MESAZHI/