Ushtria Elektronike Saudite i hakon faqen Jusuf Kardavit

Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman, Jusuf Kardavi është sulmuar nga një grup që e quan veten Ushtria Elektronike Saudite.

“Drejtori teknik i faqes zyrtare së Kardavit, platformave të mediave sociale dhe e-maili personal ka vërejtur përpjekje të vazhdueshme të piraterisë,” njoftoi Agjencia Anadolu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Kardavit.

Vizitorët në faqen e tij të internetit janë “përshëndetur” nga një ekran i zi me emrin e Ushtrisë Elektronike Saudite në mes dhe një frazë ku lexohej: “Faqja e internetit të Kardaivt  është nën kontrollin tonë tani e përgjithmonë”.

Në përgjigje të këtyre veprimeve, Kardavi publikoi një lidhje alternative për faqen e tij të internetit.

Në fillim të qershorit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti filluan një fushatë kundër figurave më të famshme islame përfshi edhe dijetarin më të shquar të këtij shekulli Dr. Jusuf Kardavin. /MESAZHI/

Ndjekni VIDEO-n