Ushtria izraelite arreston anëtarë të lartë të Fatahut dhe OÇP-së

Ushtria izraelite sot ka arrestuar disa anëtarë të lartë të lëvizjes palestineze të rezistencës Fatah dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), transmeton Anadolu Agency (AA). 

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raporton për arrestimin e anëtarit të Këshillit Revolucionar të Fatahut, Zakir Zubaidi dhe Traoq Barghout, avokat dhe anëtar i Komisionit të Palestinezëve të Burgosur pranë OÇP-së. 

Zubaidi dhe Barghout u arrestuan në bastisjet e mëngjesit të sotëm të kryera nga ushtarët izraelitë në shtëpitë e tyre në Ramallah. 

Forcat izraelite sot në mëngjes kryen bastisje në disa lokacione në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe në disa raste pati përleshje mes ushtrisë izraelite dhe rinisë palestineze. 

Me qëllim të shtimit të presionit dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë me muaj të tërë çdo natë kryejnë bastisje në lagjet në Bregun Perëndimor të pushtuar.