Ushtria izraelite plagos një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor

Një fëmijë 10-vjeçar palestinez sot është qëlluar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, bëjnë të ditur banorët lokal, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fëmija u plagos në kokë kur forcat izraelite hapën zjarr mbi një automjet në hyrje të qytetit Beit Ummar, në veri të qytetit El-Khalil (Hebron)”, tha për AA, Muhamed Ayyad, një banor palestinez.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spital për mjekim.

Nuk ka asnjë prononcim nga ushtria izraelite lidhur me këtë rast.