Ushtria izraelite rrëzon dhjetëra shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor

Sipas burimeve lokale, forcat izraelite kanë rrëzuar dhjetëra shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite shkatërroi një vendbanim palestinez në rajonin al-Muarrajat në lindje të qytetit Ramallah.

“Ata na shkatërruan, nuk na mbeti asgjë përveç rrobave në shtëpi”, tha për AA Avde al-Kabne, një nga palestinezët shtëpia e të cilit u rrëzua.

Al-Kabne tha se sulmet e fundit kanë lënë të pastrehë rreth 25 palestinezë, kryesisht fëmijë.

“Forcat izraelite kanë shkatërruar gjithçka që kemi ndërtuar dhe konfiskuan pronën tonë”, shtoi ai.

Ligji ndërkombëtar e konsideron Kudsin Lindor së bashku me të gjithë Bregun Perëndimor si “territore të pushtuara”. /aa