Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite vazhdon sulmet në jug të Libanit

Ushtria izraelite vazhdon sulmet në jug të Libanit

Ushtria izraelite ka shënjestruar me tyta artilerie zonën pyjore midis fshatrave Ayta al-Jabal dhe Beit Yahoun në jug të Libanit, sipas Agjencisë Zyrtare Kombëtare të Lajmeve në Liban. Raportohet gjithashtu se trupat izraelite u kanë vënë flakën pronave të banorëve në qytezën Haddatha në rrethin e Bint Jbeil, duke djegur sipërfaqe të tëra me ullishte.
Gjendja mbetet e tensionuar edhe në zona të tjera, ku një dron ka hedhur një bombë zhurmuese në hyrje të qytezës Sarbine. Ndërkohë, në pjesën perëndimore të rajonit, sulmet e artilerisë kanë goditur zonën e al-Mansouri-t në rrethin e Tyre. /mesazhi