Ushtria izraelite vret dy palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor – Foto

Dy palestinezë vdiqën të enjten vonë pasi u qëlluan nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor, njoftuan zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy të rinj të moshës 18 dhe 25 vjeç u plagosën rëndë dhe iu nënshtruan plagëve të tyre në spital, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Gjatë bastisjeve gjithashtu u plagosën tre palestinezë të tjerë nga forcat izraelite.

Me dy vdekjet e fundit, numri i palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite që nga fillimi i vitit 2023 është rritur në 9, përfshirë 3 fëmijë.​​​​​​​

Nëntë dëshmorët e rënë vetëm këto ditët e para të 2023-es
Nëntë dëshmorët e rënë vetëm këto ditët e para të 2023-es