Vajza e shpëtuar nga rrënojat në Gaza: A është ky një makth apo realitet?

Një vajzë palestineze, e cila u nxor e plagosur nga rrënojat gjatë bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, qau nga tronditja e asaj që përjetoi dhe pyeti njerëzit përreth: “A është ky një makth apo realitet?”, raporton Anadolu.

Në pamjet e publikuara nga mediat palestineze, vajza e vogël palestineze e quajtur “Marah”, e cila u nxor e plagosur nga rrënojat pas bombardimeve izraelite, me mjekun që e trajtoi foli duke qarë nga dhimbja dhe tronditja.

Vajza e vogël, me fytyrën dhe trupin e mbuluar nga pluhuri i rrënojave, e pyeti doktorin: “Xhaxha, më lejoni t’ju pyes diçka: A është ky një makth apo realitet? A u godita vërtet nga ky sulm (bombardim)?”.

Mjeku, duke u munduar ta qetësonte vajzën, i thotë me qetësi: “Mos ki frikë, je mirë, thuaj Elhamdulililah”.

Vogëlushja e plagosur përsëri tha: “Falë Zotit, e di që jam mirë, por a është ky një makth apo realitet?”.

Vajzës së vogël iu pyet emri dhe mosha e saj nga dikush afër, ndërsa ajo u përgjigj: “Unë quhem Marah, jam 33 vjeçe”.

Në përgjigje, infermierja tha: “A jeni 33 vjeçe? “Në çfarë klase shkoni?”.

Nga ana tjetër, vajza nuk ka mundur të koncentrohet nga tronditja e bombardimit dhe dhimbjet e plagosjes dhe më pas është përgjigjur: “5 e gjysmë”.

Pasi imazhet e vajzës së vogël u përhapën në internet, përdoruesit e rrjeteve sociale bënë komente duke dënuar masakrat e Izraelit që synojnë foshnjat dhe fëmijët.

Numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli në sulmet e tij në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 15.207, duke përfshirë më shumë se 6.150 foshnja dhe fëmijë dhe më shumë se 4.000 gra.

Marrëveshja për një “pauzë humanitare” 4-ditore në përleshjet mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 24 nëntor dhe më pas u zgjat edhe për tri ditë të tjera.

Në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve të arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, 81 të burgosur izraelitë u liruan nga Rripi i Gazës dhe 240 të burgosur palestinezë u liruan nga burgjet izraelite.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës menjëherë pas përfundimit të “pauzës humanitare” më 1 dhjetor.