Vajza refugjate merr një mesazh racist, por ja si veprojnë qytetarët (Video)

Një eksperiment social i kryer së fundmi në Holandë ka treguar shpirtin human të qytetarëve, të cilët u sollën në mënyrën më të qytetëruar ndaj një vajze refugjate nga Iraku.

Ajo u kërkonte qytetarëve holandez që të ua perkthente një mesazh nga gjuha holandeze në gjuhën angleze.

Por kur ata e morën mesazhin për ta përkthyer në anglisht, ata nuk donin që të ja tregonin përmbajtjen, pasi ai tekst ishte me përmbajtje raciste dhe fyente fenë islame.

“Nuk mund ti them këto fjalë nga goja ime”, thoshte njëri nga kalimtarët. “Fshije mesazhin, nuk është për ty,” thoshte një tjetër.

Të pranishmit ishin thjeshtë të shokuar nga fjalët që thuheshin për një refugjate. Secili u soll më mirë se tjetri pavarësisht se nuk e dinin se kamerat ishin fshehur dhe po vëzhgonin reagimin e tyre.

Në fund, vajza irakiene u mbulua me përqafime dhe kurajo. /MESAZHI/