Vajzat, bijat dhe nuset nuk janë top futbolli!

Vajzat janë bekim i shtëpisë, drita e syve tanë, ndonëse shpesh herë lajmi për lindjen e tyre ishte i zymtë dhe jo aq i mirëpritur ( sepse pritej të lindë djalë).
Sa shpesh që është thënë: ” vajzat po i rrit për hallkun” – me kuptimin se jep mund kot dhe tjetër kush e merr, ndërsa djalin e ke për shtëpi.
Por ajo sërish është bija yte, motra yte, edhepse u martua!
Nëse analizojmë në thellësi e hollësi vajzat madje shumë kujdesen për prindër, janë shumë të dashura për vëllezër.
Sa e sa djemt e nanës, janë vetëm figurë për prindër e aspak ndihmëtar e të afërt siç duhej të ishin?!
Deri kur ky mentalitet se si të martohen vajzat më janë të huaja dhe duhet të vinë te baba e te vëllau si mysafire?
Kush e vuri këtë rend në shoqëri?
Kush e mësoi djalin shqiptar se i takon vetëm atij e gjith pasuria dhe se e motra ska asnjë të drejtë në shtëpi?
Kjo na qenka Islam?
Jo, ne jemi larg parimeve të fesë, prindërit duhet ta edukojnë ndryshe djalin e tyre përballë motrave, e përballë çdo gruaje.
Nejse, e pastaj ajo kur martohet i thuhet:” shiqo kjo është familja ime, ky është rendi i shtëpisë, nëse don rri, nëse stë pëlqen ec”!
Pse kjo nusja tash a u bë top futbolli, apo top basketi si të duash ta përdorësh?
E nesër kur ti lind dy tri vajza, menjëherë të filloj ta ulë kokën e gjora se nuk ishte më rendi i vajzës por i djalit!
O njerëz, po sikur të na linte Zoti që rendin në tokë ta vëmë ne mendja njerëzore çka do bëhej atëherë, çfar turbullire?!
Mos harroni se ç’tha profeti ynë i dashur për vajzat!
Ndaj duani dhe rrisni me dashuri dhe mos i përbuzni!

Emine Bajrami