Vazhdojnë sulmet në Gaza

Sulmet kanë vazhduar brenda Gazës, veçanërisht në Khan Younis dhe zonat e mesme të territorit.

Në Khan Younis, konfrontimet në terren vazhdojnë. Vazhdojnë bombardimet e pandërprera nga artileria dhe avionët luftarakë izraelitë, duke shkaktuar shkatërrime të shtëpive të banimit.

Ndërkohë, tre palestinezë janë raportuar të vrarë në kampin e refugjatëve al-Nuseirat pas shkatërrimit të ndërtesës së banimit brenda të cilit po strehoheshin.

Bombardimet vazhduan edhe në kampin e refugjatëve al-Maghazi me Izraelin duke i fokusuar sulmet e tij në këtë zonë që nga mëngjesi i sotëm.

Njerëzit kanë mundësi shumë të kufizuara: ose të qëndrojnë në shtëpi dhe potencialisht të vriten nga ushtria izraelite, ose të përpiqen të mbijetojnë së bashku me anëtarët e familjes duke u nisur nga jugu. Megjithatë, ndjenja e përgjithshme mes palestinezëve është se nuk ka vende të sigurta në të gjithë Gazën. /mesazhi