Vdes një palestinez nga plagët e të shtënave izraelite në Bregun Perëndimor

Një i ri palestinez iu nënshtrua plagëve të tij të marra nga të shtënat me armë të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar dy muaj më parë, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria në deklaratën e saj tha se Youssef Nawaf Muharib u plagos rëndë pasi u qëllua nga forcat izraelite më 14 maj në qytetin Sinjil, në veri të Ramallahut, dhe vdiq nga plagët e tij në Kompleksin Mjekësor të Palestinës në Ramallah sot.

Dhuna shpërtheu në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës në prill dhe maj kundër vendimit të gjykatës izraelite për të dëbuar një numër të familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar.

Të paktën 290 palestinezë u vranë dhe mijëra u plagosën nga dhuna, ndërsa 13 izraelitë u vranë nga raketat palestineze nga Rripi i Gazës. Dhuna, më e ashpra në vite, u ndal me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti.