Palestinezët i kanë dhënë lamtumirën e fundit trupave të një të riu dhe motrës së tij të mitur në Kompleksin Mjekësor Nasser në Khan Younis, pasi ata u vranë në një sulm ajror izraelit.
Sipas raportimeve, sulmi kishte në shënjestër tendën ku po strehohej familja në zonën Al-Mawasi, në jug të Rripit të Gazës.
Ceremonia mortore u zhvillua mes dhimbjes së familjarëve dhe banorëve lokalë, ndërsa lufta në Gaza vazhdon të shkaktojë viktima të shumta civile. /mesazhi



