Vendet e BE planifikojnë të furnizojnë Ukrainën me 1 milion predha artilerie

Vendet e Bashkimit Evropian planifikojnë të furnizojnë Ukrainën me 1 milion municion artilerie gjatë 12 muajve të ardhshëm, deklaruan diplomatët e BE-së.

Vendet duhet të dorëzojnë menjëherë municione nga rezervat e tyre ekzistuese në vendin e shkatërruar nga lufta.

Për më tepër, vendet anëtare të BE-së duhet të blejnë bashkërisht më shumë predha 155 mm brenda gjashtë muajve të ardhshëm për të mbështetur Ukrainën në afat të gjatë.

Vendet e BE-së do të paguhen pjesërisht për dërgesat e tyre të municioneve përmes një fondi të BE-së që është përdorur për të financuar dërgesat e armëve në Kiev në muajt e fundit.

Planet fillestare parashikojnë që një total prej 2 miliardë eurosh (2.1 miliardë dollarë) të vihen në dispozicion për mbështetjen e municioneve në Kiev.

Marrëveshja buron nga shqetësimet se Ukrainës mund t’i mbarojë llojet e rëndësishme të municioneve në të ardhmen e afërt. /atsh