
Qeveria e Venezuelës, e udhëhequr nga presidenti Nicolas Maduro, ka liruar dhjetëra të burgosur të ndaluar pas protestave kundër fitores së kontestuar në zgjedhjet e vitit 2024. Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, të paktën 87 persona janë liruar.
Ky është lirimi i dytë brenda një jave dhe shihet nga disa vëzhgues si një përpjekje e mundshme e Maduros për të zbutur tonin, ndërsa administrata e presidentit amerikan Donald Trump vazhdon fushatën e presionit ndaj Karakasit.
Dy organizata për të drejtat e njeriut konfirmuan se lirimet kanë ndodhur të enjten, duke shtuar se të afërmit e të burgosurve njoftuan për lirime të reja nga burgu Tocoron në shtetin Aragua, në veri të vendit. /mesazhi





