Vetura e Mbretit Charles III të Uellsit pritet të dalë në shitje

Vetura e cila dikur drejtohej nga Mbreti Charles III i Uellsit, pritet të dalë në shitje në një ankand këtë vit.

Organizatorët e ankandeve CCA presin që Land Rover Tonga Green i mbretit të arrijë vlerën midis 20 dhe 30 mijë eurove.

Land Rover thuhet të ketë kaluar rreth 190 mijë kilometra por duket se ende funksionon mjaft mirë.

Ndryshe, vitin e kaluar, Iconic Auctioneers, theu rekorde duke shitur dy vetura mbretërore 4×4.

Range Rover i Mbretëreshës Elizabeth hyri në librin e rekordeve botërore të ankandeve duke u shitur për 154,769 euro, ndërsa Land Rover i Dukës së Edinburghut u shit për 144,277 euro.