Vetura hyn në mes të turmës, vdes nje foshnje e plagosen 17 persona

Një foshnje 9 muajshe ka mbetur e vdekur ndërsa së paku 17 persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së një makine me një  turmë njerëzisht.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në pedonalen e Rio de Zhanieros, kur njerzit kishin dalë për shetitje.

Mes të plagosurve në gjendje të rëndë është edhe nëna e foshnjës së vdekur.

Autoritetet konfirmuan se drejtuesi i makinës ishte i sëmurë me epilepsi, dhe një krizë e sëmundjes e kapi teksa ishte duke ngarë makinën. /MESAZHI/