Video nga Stambolli – Ky pilot ateroi “me sy mbyllur” dhe shpëtoi 127 pasagjerë

Pamje të pabesueshme po qarkullojnë në internet, ku një avon kryen ulje emergjente,dhe ateron ‘verbërisht’ duke shpëtuar jetën e 127 turistëve që ishin në bord.

Aeroplani ka pësuar dëme të konsiderueshme pasi copëza të breshërit e shkatërruar pjesën e përparme të tij.

Kapiteni Alexander Akopov, i cili punon për kompaninë turke AtlasGlobal, i është dhënë” “Medalja për guxim” nga Ukraina, pasi shpëtoi udhëtarët dhe ekuipazhin në aeroportin Ataturk të Stambollit. Që nga e enjtja, Turqia po përballet me një stuhi të ashpër. /MESAZHI/

https://www.youtube.com/watch?v=NPe5Vi9ocbg