Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vijon beteja me flakët në Turqi, vihen nën kontroll 240 vatra, temperaturat...

Vijon beteja me flakët në Turqi, vihen nën kontroll 240 vatra, temperaturat mbi 40 gradë

Në Turqi zjarrfikësit vijuan betejën me zjarret në qytetin Kojçegiz, pasi rreth 240 vatra u vendosën nën kontroll në 13 ditët e fundit.

Autoritetet përgjegjëse deklaruan se vetëm zjarret në zonat e vështira vijojnë të digjen, në rajonet Milas dhe Kojcegiz.

Erërat e forta, lagështira e ulët dhe temperaturat mbi 40 gradë Celsius kanë kontribuuar në përhapjen e zjarreve, për luftimin e të cilave janë angazhuar 15 avionë, 64 helikopterë dhe 5.250 efektivë.
Tetë persona kanë humbur jetën në Turqi për shkak të zjarreve.

Më shumë se 200 vatra kanë shpërthyer javën e fundit, të cilat presidenti Erdogan i cilësoi si më të rëndat në historinë e vendit. /euronews