“Viza” – Realiteti i vendeve arabe

Hisham El-Xhekh

Të lavdëroj me emrin Tënd, Allah
Askënd tjetër, veç Teje se kam frikë
E di, se e kam një kader që do të më vijë, do të më vijë
Në vegjëli më kanë mësuar se arabizmi është nder im, krenaria dhe identiteti im.
Nëpër shkolla këndonim disa melodi
Mes nesh këndonim, për shembull
“Vendet arabe janë atdheu im – dhe të gjithë arabët janë vëllezërit e mi”
E vizatonim arabin shtathedhur ballëlartë
Me gjoksdalur duke pritur erën
Me rroba plot hejbe
Ishim akoma fëmijë
E ndjenjat na vlonin
Tregonim historina, të cilat na sillnin trimëritë tona
Se vendet tona shtriheshin nga njëri cep në tjetrin
Se luftërat tona kanë qenë për Xhaminë Aksa
Dhe se armiku ynë është zioni
Djall me bisht
Dhe se ushtritë e ymetit tonë
Janë si rrjedha e lumit.
Do të lundroj kur të rritem
Do të lundroj nëpër brigjet e Bahrejnit në Libi
Dhe do të sjellë fruta nga Bagdadi në Siri
Do të kaloj nga Muritania për në Sudan
Kaloj, udhëtoj,udhëtoj
Do të lundroj kur të rritem
Do të lundroj kur të rritem
Do të lundroj nëpër brigjet e Bahrejnit në Libi
Dhe do të sjellë fruta nga Bagdadi në Siri
E, eee, do të kaloj nga Muritania për në Sudan
E do të udhëtoj përmes Mogadishios në Liban
I fshihja vargjet në zemër e në shpirt
“Vendet arabe janë atdheu im – dhe të gjithë arabët janë vëllezërit e mi”
Vendet arabe janë atdheu im ……………
“Vendet arabe janë atdheu im – dhe të gjithë arabët janë vëllezërit e mi”
Dhe, kur u rrita
Dhe, kur u rrita
Nuk munda të marrë vizë për të lundruar
Nuk lundrova
Më pengoi pasaporta e pa vulosur në sportel
Nuk arrita të kaloj
Kur u rrita
Nuk munda të lundroj e as të udhëtoj
Unë u rrita
Ndërsa ai fëmija nuk u rrit
Na luftonte fëmijëria jonë
Na luftonte fëmijëria jonë
Dhe idetë që na mësonin parimet prej duarve tuaja, o udhëheqësit e ymetit tonë
Na mundonte fëmijëria jonë
Dhe idetë që na mësonin parimet prej duarve tuaja, o udhëheqësit e ymetit tonë
A nuk jeni ata që u edukuam nëpër shkollat tuaja
Mësuam programet tuaja
A nuk jeni ata që mësuam prej duarve tuaja
Se dhelpra dinake në pritë është
Për të ngrënë delen budallaqe që gjumin e ka të rëndë
A nuk jeni ata që mësuam prej duarve tuaja
Se thuprat janë të forta kur janë tubë
Dhe e dobët kur është e vetme
Përse përçarja trashamane të na sundojë

Të kapemi për litarin e Allahut fort
Përse na e zini diellin me flamuj
Përse na e zini diellin me flamuj
Na e ndatë arabizmin, e u bëmë në mesin tuaj si bagëtitë
Do të qëndrojë fëmijëria në gjoksin tim armik i juaj
Do të qëndrojë fëmijëria në gjoksin tim armik i juaj
U përçamë nga duart tuaj, e ju thafshin duart
Unë jam arabi, nuk kam turp
Unë jam arabi, nuk kam turp
Linda në Tunizinë e gjelbër me origjinë amane
Mosha ime më se një mijë vjet dhe nëna akoma shtatzënë
Unë jam arabi, në Bagdad kam zemrën
Dhe në Sudan arteriet
Unë jam egjiptian, muritian, xhibutian dhe amman
Unë jam arabi, në Bagdad kam zemrën
Dhe në Sudan arteriet
Unë jam egjiptian, muritian, xhibutian dhe amman
I krishterë, sunit, shiit, kurd, duruz dhe alevit
I krishterë, sunit, shiit, kurd, duruz dhe alevit
Nuk i mbaj mend emrat, ndërsa udhëheqësit largohen
U përçamë prej duarve tuaja
E të gjithë njerëzit unifikohen
U lodhëm prej përçarjes tonë e të gjithë njerëzit po bashkohen
Na i mbushtë mendjet me rrena, mashtrime e falsifikime
A të na bashkojë dora e Allahut dhe të na copëtojë dora e Fifës?
A të na bashkojë dora e Allahut dhe të na copëtojë dora e Fifës?
Braktisëm me qëllim fetën tonë
E u bëmë Euvs e Hazrexh
Ku injoranca jonë na sundon
Dhe presin rrugëdaljen e budallallëkut
O ju udhëheqësit e ymetit, do të qëndrojë fëmijëria në gjoksin tim armik i juaj
Gjykatës i juaj
E populli ynë arab do ta lajmërojë unitetin
Sudani nuk do të jetë më i copëtuar
Dhe as Golani i pushtuar
E as Libani i thyer, …
O ju udhëheqësit e ymetit, do të qëndrojë fëmijëria në gjoksin tim armik i juaj
Gjykatës i juaj
Do të qëndrojë fëmijëria në gjoksin tim armik i juaj
Gjykatës i juaj
E populli ynë arab do ta lajmërojë unitetin
Sudani nuk do të jetë më i copëtuar
Dhe as Golani i pushtuar
E as Libani i thyer, duke mjekuar plagët i vetmuar
Do të mbledhim margaritarët e halixhit arab, që Sudani i mbjellë
Fara e tij në Marokun arab, grurë do të mbijë
E njerëzit vaj do të shtrydhin në Palestinën krenare
Dhe banorët e Somalisë do të pinë përherë.
Do të dalin nga manteli juaj, do të dalin nga manteli juaj, të edukuar nga Allahu
Për masat prijës
Ata janë populli, jo ju
Ata janë udhëheqësit, jo ju
A po më dëgjojnë taborret tuaja?
A po më dëgjojnë taborret tuaja?
A po më dëgjojnë regjistrat e burgimit të qeverive tuaja?
Ata janë udhëheqësit, jo ju dhe askënd prej jush nuk e kam frikë
Ata janë udhëheqësit, jo ju dhe askënd prej jush nuk e kam frikë
Ai është Islami, jo ju, prandaj ndaleni tregtinë tuaj
Se për ndryshe tradhtarë bëheni.
Kini frikë, se ky popull është durimtarë
Dhe se kur deveja të plaket
Nuk qet as qumësht e as nuk lind
Unë do të qëndroj dhe legjitimiteti im do të qëndrojë
E pimë zullumin me enë
E pimë injorancën me lutje
U mërzitëm me pijen dhe me lutësin
Kujdesni,
Ne do të qëndrojmë, edhe përkundër sprovave tuaja
Sepse ky popull është i lidhur
E litarët tuaj nëse janë të dobët
Litari i Allahut është i përdridhur (i fortë)
Do të rritem
Do të rritem duke braktisur fëmijërinë
Shtrojat dhe ngjyrat e mia
E do të vazhdoj të vizatoj arabin
Shtatlartë e ballëlartë
Dhe zëri do këndojë melodinë
“Vendet arabe janë atdheu im – dhe të gjithë arabët janë vëllezërit e mi”

Hisham El-Xhekh
Përshtati në shqip nga arabishtja:
Lavdrim Hamja