Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Volkswagen do të hapë fabrikë në Ballkan, por jo në tokat shqiptare!

Volkswagen do të hapë fabrikë në Ballkan, por jo në tokat shqiptare!

Gjiganti gjerman i prodhimit të automjeteve Volkswagen planifikon hapjen e një fabrike në Ballkan.

Bullgaria dhe Serbia janё tё parat qё shpresojnё se mund ta joshin pёr investimin e tij në Europёn Lindore. Nё tё dyja këto vende, kostot e personelit janё tё ulёta dhe secili prej tyre ofron avantazhet e veta, thotë “Deutsche Welle”.

Mediat serbe dhe bullgare e cilësojnë këtë lëvizje një “tërmet ekonomik”; bëhet fjalë për një investim prej 1,4 miliardë euro, i cili do të ofrojë 5 mijë vende pune dhe do të forcojë eksportin vendas me 4,5 miliardë euro në vit. Që kur Volkswagen i bëri të ditura planet për ngritjen e kësaj fabrike, përveç Bullgarisë e Serbisë, shpresa po ushqejnë edhe Rumania, Turqia dhe Maqedonia.

Shtypi spekulon se Volkswagen do të marrë vendim në muajin prill, ndërsa makinat e para nga fabrika e re do të dalin nga prodhimi në 2023. Ka kohë që prodhuesi gjerman i automjeteve është duke flirtuar me Europën Juglindore. Kjo i përshtatet njoftimeve se uzinat bazë në Zvikau, Emden dhe Hanovër do të specializohen për prodhimin e automjeteve elektrike.Top Channel