Von der Leyen: Nuk lejojmë vënien në rrezik të vlerave të BE-së

Për sa i përket respektimit të shtetit të së drejtës në Poloni, ne nuk do të lejojmë që vlerat e Bashkimit Evropian të vihen ne rrezik, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian.

”Komisioni Evropian do të veprojë sipas nenit 7, një mjet i fuqishëm tek i cili duhet të kthehemi”, theksoi ajo.

“Kjo situatë duhet zgjidhet dhe do të zgjidhet”, shtoi von der Leyen.

”Ne jemi të shqetësuar për vendimin e fundit nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë. Komisioni Evropian po e shqyrton me kujdes këtë vendim. Jam thellësisht e shqetësuar për këtë situatë sepse ky veprim vë në dyshim bazën e BE-së dhe përbën një sfidë drejtuar unitetit të sistemeve ligjore evropiane”, tha ajo.

“Fati i Polonisë është Evropë”, nënvizoi Von der Leyen.

Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka vendosur se disa ligje të Bashkimit Evropian bien ndesh me Kushtetutën e Polonisë. /atsh