Vrau 10 persona/ Njeriu i armatosur kërkonte qëllimisht viktima me ngjyrë

Personi i dyshuar se vrau 10 persona në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, qëllimisht kërkoi një vend me një popullsi të madhe me ngjyrë, thonë autoritetet.

I dyshuari, Payton Gendron, 18 vjeç, përshkoi më shumë se 320 km për të kryer sulmin, thotë policia.

Sulmi po hetohet si një akt i ekstremizmit të dhunshëm me motive racore.

Kryebashkiaku i Buffalo, Byron Broën tha se i dyshuari mbërriti me qëllim që të merrte sa më shumë jetë të njerëzve me ngjyrë.

Nga 13 personat e qëlluar, policia tha se 11 ishin me ngjyrë. Në mesin e të vrarëve të raportuar ishte një burrë që blinte ëmbëlsira për ditëlindjen e djalit të tij dhe një grua që kishte shkuar për të bërë pazar pasi kishte vizituar burrin e saj në një shtëpi pleqsh.

Sulmi ku mbetën 10 të vdekur ndoshi të shtunës në Buffalo dhe konsiderohet ndër më të këqijat deri më tani në SHBA.

Rreth 40,000 vdekje në vit përfshijnë armë zjarri në Amerikë, një shifër që përfshin edhe vetëvrasjet. /oranews