Vret 4 anëtarë të familjes, vritet nga policia

Një burrë në Oregon të SHBA, dyshuar për vrasjen e 4 anëtarëve të familjes së tij, u vra nga policia.

Ai më herët kishte qenë në burg për mbajtje të armës pa leje të autoriteteve. Policia tha se Mark Gago, pasi ka kryer masakër të vërtetë mbi familjarët, u ekzekutua prej policisë, të shtunën në mbrëmje.

Gago kishte tentuar të vrasë edhe vajzën 8 vjeçe si dhe një grua, mirëpo fatmirësisht ato mbijetuan. Burri 42 vjeç u ekzekutua për vdekje, në momentin që po tentonte të vriste një vajzë të mitur 8 vjeçe.