Vriten tetë roje afgane në bazën amerikane “Bagram”

Tetë roje afganë të sigurisë janë vrarë sot në bazën amerikane Bagram, kur automjeti i tyre u sulmua nga persona të armatosur.

Burimet qeveritare thanë se edhe  dy roje të tjera u plagosën në sulmin që ndodhi të hënën vonë në bazën Bagram.

Rojet u sulmuan teksa ishin nisur për të punuar në aeroportin e Bagram, i cili është baza kryesore ushtarake e SHBA-së në Afganistan.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Talibanët kanë shtuar sulmet e tyre ndaj forcave afgane të sigurisë, dhe anëtarët e grupit terrorist Daesh kanë tentuar të zgjerojnë praninë e tyre duke sulmuar në pjesë të ndryshme të vendit.

“Bagram Airbase” e cila ndodhet në provincën qendrore Parwan, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Afganistan. /MESAZHI/