Vritet një gjeneralmajor dhe një ushtar izraelit në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se 2 ushtarë të tjerë u vranë në përleshjet në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në veri të Rripit të Gazës u vranë gjeneralmajori Tal Shua dhe ushtari Shai Ayeli.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, është rritur në 471, ku 139 prej tyre gjatë përleshjeve në Gaza.