Vritet një polic dhe një i plagosur

Një polic është vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë gjatë të shtënave në qytetin Kisimi në Floridën qendrore.

Tre të dyshuar në këto të shtëna janë arrestuar kurse në kërkim është edhe personi i katërt.

Sulmi ndaj policëve ka ardhur derisa ata ishin duke i kontrolluar personat e dyshuar në pjesën e qytetit e njohur për shitje dhe shpërndarje të drogës, ka thënë shefi i policisë lokale, Jeff O’Deal, duke shtuar se policët nuk kishin mundësi që t’ua kthenin zjarrin./Mesazhi/