Will Smith, i mahnitur nga leximi i Kuranit

Në Mekken para Islamit, arabët ishin të dashuruar pas poezisë, dhe si rezultat i kësaj prirje, nga ky popull dolën poetë të spikatur të kohës.
Poezitë më të mira i vendosnin në murin e Qabes, për ti lexuar të tjerët dhe për të nderuar poetët.
Por kur filloi shpallja e Kuranit, poetët ishin të parët që kuptuan mrekullinë e fjalëve të Allahut. Ky Kuran ka vazhduar t iu flas njerëzve të mënçur dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite ti mahnitë ato. Natyrisht “analfabetët”, nuk do mund të shohin fuqinë e fjalëve të tij, pasi injoranca e tyre i mban larg të kuptuarit të drejtë të Kuranit.
Will Smith, aktori holywodian, në një intervistë të kësaj jave, kishte thënë se gjatë Ramazanit, kishte lexuar Kuranin nga fillimi deri në mbarim. Ai veçoi diçka nga Kurani dhe mua mu duk interesante ta ndaj me ju. Ai thotë se “më ka mahnitur ideja e Kuranit, ku thuhet se çdo shpirt është përgjegjës për vehten”.
Ai nuk e tha se ku, por mendoj që aktori Smith, duhet ta ketë lexuar këtë qëndrim të Kuranit në Sure el Enam, ajeti 164 ku thuhet: “… Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit.”
Duhet ti ketë lënë përshtypje ky ajet nga Kurani, pasi për dallim nga Krishterizmi ku besohet se Krishti (Isau a.s ) u kryqëzua për besimtarët dhe ai me këtë akt, pagoi mëkatet e tyre, në Islam është e kundërta dhe se çdo kush do bartë përgjegjësi për çdo, fjalë, vepër, akt madje edhe për nijetin që ka patur në kokën e tij, ndërsa asnjë nuk do jetë përgjegjës për mëkatet e tjetrit. Në Islam All llahu u fal mëkatet atyre që pendohen, por pas pendimit, nënshtrimi dhe bindja janë argument i pranimit të pendimit tonë. /i.a