Xhihadi Islamik thotë se 100 raketa janë hedhur në Izrael nga Gaza – VIDEO

Grupi Xhihadi Islamik Palestinez tha se hodhi më shumë se 100 raketa ndaj Izraelit, si një “përgjigje fillestare” ndaj sulmeve ajrore vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës raporton Aljazeera.

“Si përgjigje fillestare ndaj vrasjes së komandantit të lartë Taysir al-Jabari dhe vëllezërve të tij dëshmorë… Brigada Al-Quds mbuloi Tel Avivin, qytetet qendrore dhe zonat përreth Gazës me më shumë se 100 raketa,” tha në një deklaratë krahu ushtarak i Xhihadit Islamik. /mesazhi