Kryeministri i Skocisë, Humza Yousaf, ka dërguar një mesazh me rastin e 28 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, raporton Anadolu.
“Ne nuk duhet të harrojmë kurrë tmerret e Srebrenicës. Do ta kujtoj përgjithmonë dëshminë e fuqishme të Hasan Hasanoviqit, i cili i mbijetoi Srebrenicës, kur erdhi në Skoci për të treguar historinë e tij,” tha Yousaf në llogarinë e tij në Twitter.
“Ne duhet të luftojmë urrejtjen kudo që e shohim atë”, shtoi kryeministri skocez.
Në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari, sot u mbajt ceremonia e varrimit për 30 viktimat e gjenocidit të kryer në verën e vitit 1995 në zonën e Srebrenicës. /mesazhi







